Politika e privatësisë
Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, pse, sa i mbajmë dhe çfarë të drejtash ke mbi to. E kemi shkruar shkurt dhe pa gjuhë të ndërlikuar, sepse një politikë që nuk lexohet nuk mbron askënd.
1. Kush i përpunon të dhënat
Kontrollues i të dhënave është N.T.SH. AMBINDI, Rr. Mulla Cufa Nr. 75, 21000 Rahovec, Republika e Kosovës.
Për çdo pyetje mbi të dhënat e tua: info@ambindi.com ose +383 49 119 367.
2. Çfarë mbledhim
Kur bën porosi
- Emri dhe mbiemri — për t'ia dorëzuar porosinë personit të duhur
- Numri i telefonit — për konfirmimin dhe për kurierin
- Adresa (vetëm për dërgesë me postë) — për dorëzim
- Email-i (opsional) — për konfirmimin me shkrim
- Përmbajtja e porosisë dhe shuma
Kur na shkruan
Emrin, kontaktin dhe mesazhin që na dërgon.
Kur hap llogari
Email-in dhe një fjalëkalim, i cili ruhet i enkriptuar — as ne nuk mund ta lexojmë.
Kur viziton faqen
Mbajmë statistika bazë: cilat faqe hapen, nga cili burim ke ardhur (p.sh. Google ose Facebook), lloji i pajisjes dhe shfletuesi.
Adresën tënde IP nuk e ruajmë të hapur në statistika. Nga ajo krijohet një kod i pakthyeshëm që ndryshon çdo ditë, i cili shërben vetëm për të mos e numëruar të njëjtin vizitor dy herë brenda ditës. Nuk të ndjekim nëpër faqe të tjera dhe nuk përdorim Google Analytics.
Për arsye sigurie, adresa IP përpunohet përkohësisht nga Cloudflare dhe nga serveri ynë, p.sh. për mbrojtje nga sulmet dhe trafiku i dëmshëm.
Kur përdor aplikacionin
- Tokeni i njoftimeve, vetëm nëse i pranon njoftimet. Mund ta fikësh kurdo te Profili, dhe atëherë fshihet.
Aplikacioni nuk kërkon qasje te kontaktet, kamera, mikrofoni apo lokacioni dhe nuk shfaq reklama.
3. Pse i përpunojmë
- Për të përmbushur kontratën — pa emër, telefon dhe adresë porosia nuk mund të dorëzohet.
- Për detyrim ligjor — faturat dhe të dhënat e shitjes duhen ruajtur sipas legjislacionit tatimor.
- Për interes legjitim — statistikat e vizitave, që ta bëjmë faqen më të mirë, dhe mbrojtja nga porositë e rreme.
- Me pëlqimin tënd — njoftimet në aplikacion, të cilat mund t'i ndalësh kurdo.
4. Me kë i ndajmë
Të dhënat e tua nuk i shesim dhe nuk i japim për reklama. I ndajmë vetëm me:
- Kompaninë e postës/kurierit — emrin, telefonin dhe adresën, sa duhen për dorëzim
- Hetzner Online GmbH (Gjermani) — ofruesi i hostingut, ku ndodhen serverët dhe të dhënat e faqes
- Cloudflare — rrjeti që e shpërndan faqen më shpejt dhe e mbron nga sulmet; trafiku drejt faqes, përfshirë adresën IP, kalon përmes tij
- 3pika (3pika.com) — që e ka ndërtuar dhe e mirëmban faqen dhe aplikacionin, me qasje teknike vetëm kur nevojitet për mirëmbajtje
- Shërbimin e emailit, për të dërguar konfirmimet
- Google (Firebase Cloud Messaging) — vetëm tokeni i njoftimeve, dhe vetëm nëse i ke pranuar njoftimet
- Autoritetet, vetëm kur kërkohet me ligj
Serverët tanë ndodhen në Gjermani, brenda Bashkimit Evropian, ku të dhënat mbrohen sipas rregullores evropiane GDPR. Cloudflare dhe Google mund t'i përpunojnë disa të dhëna edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në. Në këto raste transferimi bëhet me masa mbrojtëse sipas ligjit.
5. Sa i mbajmë
- Porositë dhe faturat — sa kërkon legjislacioni tatimor
- Mesazhet e kontaktit — deri në 2 vjet
- Llogaria — derisa ta mbyllësh vetë. E fshin në çdo kohë te Profili → Fshi llogarinë, në aplikacion ose në faqe. Porositë e kryera mbeten të ruajtura pa u lidhur me ty, sepse faturat duhen mbajtur me ligj.
- Statistikat e vizitave — deri në 400 ditë, pastaj fshihen automatikisht
6. Cookies
Përdorim vetëm cookie-t që i duhen faqes për të punuar:
- Sesioni — mban shportën dhe kyçjen
- Tokeni i sigurisë (CSRF) — mbron format nga abuzimi
- Cloudflare — mund të vendosë një cookie sigurie për të dalluar vizitorët e vërtetë nga robotët
Nuk vendosim cookie reklamash dhe nuk ka gjurmues të palëve të treta. Prandaj nuk të shfaqim baner pëlqimi për cookie.
7. Të drejtat e tua
Sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ke të drejtë:
- Të dish çfarë të dhënash kemi për ty
- T'i korrigjosh nëse janë të pasakta
- T'i fshish, përveç atyre që duhen mbajtur me ligj
- Të kufizosh ose të kundërshtosh përpunimin
- T'i marrësh në format të lexueshëm
- Ta tërheqësh pëlqimin kurdo
- Të ankohesh te Agjencia për Informim dhe Privatësi
Për çdo kërkesë na shkruaj te info@ambindi.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.
8. Siguria
Fjalëkalimet ruhen të enkriptuara me algoritëm modern. Faqja dhe aplikacioni punojnë me lidhje të sigurt HTTPS. Qasjen te të dhënat e kanë vetëm personat që u duhet për punë.
Asnjë sistem nuk është i pathyeshëm, por nëse ndodh një shkelje që të rrezikon, të njoftojmë ty dhe autoritetin kompetent, siç e kërkon ligji.
9. Fëmijët
Blerjet u drejtohen të rriturve — edhe ato në Baby Shop & Kids. Nuk mbledhim me vetëdije të dhëna nga fëmijë nën 16 vjeç. Nëse mëson se fëmija yt na ka dhënë të dhëna, na shkruaj dhe i fshijmë.
10. Ndryshimet
Nëse e ndryshojmë këtë politikë, versioni i ri publikohet këtu me datën e përditësimit. Për ndryshime thelbësore të njoftojmë me email, nëse e kemi.